Veron kthehet nga pensionimi

28 Dhjetor 2016 - 19:04      

Juan Sebastian Veron është kthyer nga pensionimi duke nënshkruar kontratë 18-muajshe me klubin Estudiantes.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Chelseat, 41-vjeçar nuk do të paguhet fare për këtë angazhim.

Ai kishte nisur karrierën me klubin argjentinas në vitin 1994 dhe kishte kaluar tre sezonet e fundit të karrierës në këtë ekip deri kur u pensionua më 2014, kur u zgjodh president.

Veroni kishte premtuar se do të luajë në Copa Libertadores 2017 nëse përkrahësit do të paguanin për 65 për qind të ulëseve të stadiumit të ri. Dhe tani ish-reprezentuesi i Argjentinës do të mbajë premtimin dhe do të luajë deri në vitin 2018, kur të jetë 43-vjeçar.

Ai do të luajë pa pagë dhe ato para do të dhurohen për zhvillim të klubit.

Ndeshja e parë e tij do të jetë më 8 janar ndaj Bayer Leverkusenit në “Florida Cup”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...