Wilshere thotë se Chelsea është ekipi më i fortë në Premier Ligë

28 Dhjetor 2016 - 18:01      

Mesfushori i Arsenalit i huazuar te Bournemouthi, Jack Wilshere, thotë se Chelsea do ta fitojë titullin e sivjetmë të Premier Ligës.

Bournemouthi humbi 3 me 0 në “Boxing Day” nga Chelsea, që shënoi fitoren e 12 rresht në Premier Ligë. 24-vjeçari e ka vlerësuar ekipin e Antonio Contes si më të mirin në ligën angleze dhe pret që ky ekip të shpallet kampion në fund.

“Ata duken sikur kampionë tani, për mua për momentin janë më të mirët në ligë. Ka akoma kohë deri në fund të sezonit, nuk mund të themi se do ta fitojnë definitivisht, por për momentin ata janë më të fortët. Kanë gjetur formacionin që po ju funksionon. Gjithmonë ishte e vështirë të luash ndaj tyre, kam qenë disa herë me Arsenalin dhe kemi fituar vetëm një herë, por tani janë të pamëshirshëm”, ka thënë Wilshere në një konferencë për media.

Arsenali aktualisht është i katërti në tabelë me nëntë pikë prapa liderit Chelsea.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...