Suarez dëshiron seri të pandalshme të fitoreve

28 Dhjetor 2016 - 15:15      

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez ka thënë se ekipi i tij nuk mund të pësojë edhe një tjetër disfatë në ligë nëse dëshirojnë të fitojnë titullin e La Ligas.

Kampioni aktual gjendet në pozitën e dytë në tabelë, tre pikë prapa liderit Real Madridit, por ekipi i Zinedine Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar pas angazhimit në Botërorin e klubeve.

Los Blancos janë të pamposhtur këtë sezon, derisa Barça ka pësuar dy humbje në 16 ndeshjet e para. Suarez ka thënë se ekipi i tij tani ka pak mundësi për manovrim.

“Madridi gjithmonë lufton deri në fund – e shohim këtë në mënyrën se si luajnë”, ka thënë Suarez për Mundo Deportivo.

“Por kjo nuk ka rëndësi. Në rregull, ata janë gjashtë pikë larg, por kjo nuk është shumë dhe ende nuk janë përballur me ekipet e vështira. Duke filluar nga tani ne nuk mund të humbasim më. Ne duam ligën dhe nuk do të dorëzohemi”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...