FIFA afër vendimit për zgjerimin e Botërorit

28 Dhjetor 2016 - 12:23      

Federatat e futbollit kanë përkrahur planin për zgjerimin e Kampionatit Botëror deri në 48 përfaqësuese, ka thënë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Shefi i shtëpisë së futbollit ka thënë se shtimi i përfaqësueseve në Botëror mund të realizohet në periudhën e njëjtë kohore që është mbajtur deri më tani.

Infantino ka thënë se federatat favorizojnë këtë ndryshim, duke këshilluar FIFA-n se mund të ketë një Botëror edhe me 40 përfaqësuese, por presidenti ka thënë se gara me 48 përfaqësuese është më e favorshme si strukturë.

Në Botërorin me 48 përfaqësuese fillimisht do të ishte një round preliminar në të cilin luajnë 32 ekipe, 16 nga to do të bashkoheshin me grupin prej 32 ekipeve.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...