28 Dhjetor 2016 - 12:06
21-vjeçari sivjet është duke kaluar nëpër një formë të dobët në Premier Ligë, duke realizuar një gol në 11 paraqitjet për ekipin e Jose Mourinhos.
Ai vazhdimisht është lidhur me një largim nga Old Traffordi në formë huazimi dhe Sevilla tashmë ka bërë ofertë për të.
Përfaqësuesi i Martialit, Philippe Lamboley, ka bërë të ditur se klienti i tij është duke e menduar idenë për rizbulimin e formës te ndonjë ekip tjetër.
“Po e studiojmë në detaje opsionin e Sevillas”, ka thënë Lamboley për ABCdeSevilla.
“Sevilla është klub i mirë, pozicionohet mirë në La Liga, luan në Ligën e Kampionëve dhe ka trajner të mirë. Kjo është e gjitha që mund të them”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...