Menaxheri i Premier Ligës refuzoi Mercedesin nga klubi, preferonte Polon

28 Dhjetor 2016 - 10:03      

Në parkingun e klubit të Swanseas, si çdo bazë tjetër e Premier Ligës, qëndronin vetura në vlerë prej 200 mijë funteve, por që prej tetorit përkrah veturave të shtrenjta shihej edhe një Volkswagen Polo.

Ish-menaxheri i Swanseat, Bob Bradley, kishte refuzuar një Mercedes të tipit të ri që ia kishte ofruar klubi. Në vend të veturës së shtrenjtë, menaxheri që u shkarkua të martën mbrëma, preferonte një veturë të vogël siç është Polo.

Vetura e tij nuk është me rëndësi aq sa ishin të rëndësishme rezultatet e ekipit në Premier Ligë. Amerikani u shkarkua dje pasi në 11 ndeshje ai siguroi vetëm dy fitore. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...