
28 Dhjetor 2016 - 09:12
Peja të mërkurën (sot, 19:00) në Kavadarci të Maqedonisë përballet me skuadrën Feni Industri. Ndeshja i takon grupit B të fazës së parë të Ligës Ballkanike. Ndeshjet tjera në BIBL këtë vit nuk ka, ndërsa ndeshjen e parë në vitin 2017 e luan Sigal Prishtina, më 10 janar ndaj Beroes, shkruan sot Koha Ditore.
Në fakt Liga Ballkanike tashmë dominohet nga skuadrat kosovare. Dy titujt e fundit i ka fituar Sigal Prishtina, ndërsa sivjet në këtë ligë paraqiten katër skuadra kosovare: Prishtina, Peja, Bashkimi e Trepça. Edicionin e kaluar ishin tri.
Katër skuadra i ka edhe Maqedonia, Mali i Zi përfaqësohet me dy skuadra, ndërsa Bullgaria e Shqipëria me nga një. Prishtina e Peja vlerësohen prej favoriteve për të fituar titullin, ndërkohë që skuadrat kosovare, para së gjithash Trepça, prin për numrin e tifozëve për ndeshje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...