Mourinho: Pogba, mesfushori më i mirë në botë

27 Dhjetor 2016 - 21:05      

Trajneri Jose Mourinho, ka lavdëruar paraqitjen e mesfushorit të Manchester United, duke thënë se francezi është më i miri në botë në pozitën ku luan.

Djajtë e Kuq i paguan Juventusit një shumë rekorde për të rinënshkruar me Pogban, i cili ka filluar të rikthehet në formën më të lartë, pasi fillimisht ka hasur në vështirësi këtë sezon.

Mourinho është i bindur se nga Pogba pritet edhe më shumë, duke thënë se nëse fituesi i Topit të Artë vlerësohet jo vetëm nga golat e shënuar, atëherë Pogba do ta fitojë atë.

“Njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën se si ata e shohin Topin e Artë, dhe për momentin, nëse nuk jeni golashënues, ju nuk mund ta fitoni atë. Nëse ky perceptim ndryshon, Pogba mund të triumfojë, dhe sipas mendimit tim, ai është mesfushori më i mirë në botë”, ka thënë Mourinho për SFR Sport.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...