Liverpooli fiton bindshëm ndaj Stoket për t’u kthyer në pozitën e dytë

27 Dhjetor 2016 - 20:06      

Liverpooli ka fituar bindshëm ndaj Stoke Cityt për t’u kthyer në pozitën e dytë të Premier Ligës.

“Të Kuqtë” fituan 4 me 1, me golin e parë që erdhi nga mysafirët.

Stoke City kaloi në epërsi në minutën e 12-të përmes Waltersit, por kjo epërsi u shua qysh në pjesën e parë. Lallana dhe Firmino shënuan në pjesën e parë për të kaluar Liverpoolin në epërsi. Një autogol i Imbulas dhe një gol i Daniel Sturridget në pjesën e dytë vulosën fitoren prej 4 me 1 të ekipit të Jurgen Kloppit.

Xherdan Shaqiri i Stoket nuk u paraqit fare në këtë ndeshje.

Liverpooli tani ka 46 pikë në tabelë, gjashtë më pak se lideri Chelsea.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...