Kinezët ofrojnë 50 milionë euro për Turanin

27 Dhjetor 2016 - 18:52      

Futbollisti i Barcelonës, Arda Turan, raportohet se është cak i klubit kinez Guangzhou Evergrande.

Guangzhou, që aktualisht ka për trajner Luis Felipe Scolarin, është një nga klubet kineze që ka bërë shpenzime të mëdha për të transferuar futbollistë nga Evropa.

Sipas “Fanatik”, Guangzhou tani do edhe një futbollist ofensiv dhe ka ofruar 50 milionë euro për turkun, që ka shënuar dhjetë gola sivjet.

Turan iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi në verën e vitit 2015.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...