Foto: Reuters

Ronaldo zgjedhet “Sportisti i Vitit” në Evropë

27 Dhjetor 2016 - 15:51      

Pasi u shpall më i miri i botës për herë të katërt Cristiano Ronaldo vazhdon të fitojë çmime të rëndësishme.

Ai është zgjedhur “Sportisti i Vitit” nga 27 agjenci ndërkombëtare të sportit, në mesin e tyre edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK), transmeton Koha.net.

Fituesi i këtij çmimi, i cili jepet që nga vitit 1958 nga agjencia polake PAP, përcaktohet nga votat e gazetarëve të këtyre agjencive ndërkombëtare.

Ronaldo e mposhti tenistin britanik, Andy Murray, që ishte i dyti, si dhe notarin hungarez, Katinka Hosszu.

27 agjencitë që votuan janë: Efe (Spanjë) France Presse (Francë), Agerpress (Rumani), ANP (Holandë), APA (Austri), ATA (Shqipëri), Belga (Belgjikë), Belta (Bellorusi), BTA (Bullgari), CTK (Republika Çeke), DPA (Gjermani), Elta (Lituani), Fena (Bosnia dhe Hercegovina), Hina (Kroacia), Leta (Letonia), Lusa (Portugalia), Moldpres (Moldavia), SDA-ATS (Zvicra), SHGSK (Kosova), SID (Gjermania), Sita (Sllovakia), STA (Sllovenia), Tanjug (Serbia), TASS (Rusia), Ukrinform (Ukraina) dhe PAP (Polonia).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...