27 Dhjetor 2016 - 15:38
21-vjeçari është drejt largimit nga Vardari, edhe pse mbetet për tu zgjidhur mënyra pasi ka edhe gjashtë muaj kontratë me klubin e kryeqytetit maqedonas.
Në situatën e krijuar rreth sulmuesit të talentuar, nuk ka munguar as interesimi i skuadrave shqiptare në Maqedoni, nga Shkupi te Shkëndija e Tetovës, por në një bisedë me Supersport, Asani e pranon se do ti pëlqente të transferohej në Kategorinë Superiore, duke qenë se liga e futbollit në Shqipëri është më e fort se ajo në Maqedoni.
Megjithatë, dëshira kryesore e lojtarit është të luajë në një ligë të rëndësishme europiane. Nga Rusia është përfolur për interesimin e Amkarit, ndërsa vetë Jasir Asani pranon se ka ofertë edhe nga Bursaspori në Turqi, ndërsa mes alternativave nuk përjashtohet transferimi në kampionatin zviceran apo ndoshta edhe në Gjermani.
Pas debutimit më 22 Janar 2016 me Kombëtaren Shpresa, ku edhe shënoi në miqësoren me Arabinë Saudite, objektivi i Asanit mbetet që një ditë të bëhet pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë, transmeton Supersport.
Përveç rritjes në karrierën profesionale, kjo është një tjetër arsye e largimit së sulmuesit nga Vardari, në një skuadër që do ti garantojë ambientin e përshtatshëm për tu rritur si lojtar dhe do ti sigurojë hapësira për të treguar cilësitë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...