Berisha në mesin e më të mirëve në Serie A deri më tani

27 Dhjetor 2016 - 15:21      

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Etrit Berishës me Atalantën në këtë sezon kanë bërë bujë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Forma fantastike e shfaqur nga gardiani shqiptar është shfaqur me një tjetër vlerësim, që këtë herë vjen nga prestigjozia franceze, “Topmercato.com”. Me pritjet e tij, 27-vjeçari u shndërrua një prej elementëve më të spikatur të bergamaskëve dhe një pikë e fortë në ecurinë surprizë të skuadrës së drejtuar nga tekniku Gasperini.

Për gjithçka shfaqi në fushë, deri në momentin e shqetësimeve në meniskun e gjurit, Etrit Berisha u përfshi në skuadrën më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në Serinë A italiane, transmeton Supersport.

Në rolin e titullarit në portë sipas “Topmercato.com” është portieri i Romës, Szczesny, ndërsa në formacion janë edhe emra si Bruno Peres, Salah e Edin Dzeko nga verdhekuqtë, Pjanic e Alex Sandro të Juventusit apo edhe Felipe Anderson i Lazio-s dhe Giacomo Bonavenura i Milanit.

Mes rezervave, përkrah portierit kuqezi janë edhe Jose Callejon i Napolit, Iago Falque e Andrea Belotti të Torinos, si edhe sulmuesi i Juventusit, talenti argjentinas, Paulo Dybala. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Etrit Berishën, që u largua nga Lazio prej mungesës së hapësirave dhe gjatë këtij sezoni konfirmoi se është një prej portierëve më të mirë në qarkullim në futbollin italian.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...