Mavraj zyrtarizohet te Hamburgu

27 Dhjetor 2016 - 14:17      

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mergim Mavraj është zyrtarizuar te Hamburgeri, transmeton Koha.net.

Ai u largua nga Kolni.

Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë tre vjet e gjysmë me klubin gjerman, ndërsa ka thënë se është transferuar te një klub i shkëlqyer me fansa shumë të mirë.

“Ndoshta ky transferim mund të befasojë shumë njerëz, po situate ime me kontratën e skaduar te Kolni, si dhe interesimi i madh nga trajneri dhe krerët e Hamburgut kanë bërë që të marr këtë vendim. Hamburgu është një klub shumë i mirë me fansa të shkëlqyer. Për shumë, është ëndërr që të luajnë këtu”, është shprehur Mavraj.

Mavraj, që nuk e ka humbur asnjë minutë në Bundesligë në këtë sezon, do të mund të debutojë më 21 janar kundër Wolfsburgut.
 

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...