Tragjedia e bëri Steve Kerrin të shohë botën përtej fushës

27 Dhjetor 2016 - 11:20      

Herën e fundit që Steve Kerr ishte në Bejrut, qytetin ku është lindur, bombat shpërthenin nëpër rrugë dhe kjo ishte edhe një paralajmërim për vrasjen e babait të tij gjashtë muaj më vonë. Vetë ai u largua me veturë atëbotë.

Aeroporti ishte i mbyllur. Kishte fjalë për të marrë një anije për të bërë rrugën deri në Qipro apo të përcillej nga një ambasador me helikopter deri në Tel-Aviv apo edhe të kalohet për në Izrael me autobus, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Një aeroplan ushtarak që kishte shkuar për në Kajro, kishte një ulëse të lirë, por atë e zuri dikush tjetër. Më në fund, një shofer mori Kerrin deri në malet e Libanit dhe përtej kufirit me Sirinë dhe në Damask, e më pas nga aty në Amman të Jordanisë. U duk sikur një ikje.

"Kam frikë se gjithë ai shqetësim, e të mos përmendet rreziku fizik, nuk i kanë bërë Stevet mirë për imazhin e tij që ka për Bejrutin, dhe ai sigurisht se hamendëson se çfarë po kërkojmë ne të tjerët atje", u kishte shkruar babai i tij Malcolm H. Kerr, president i Universitetit Amerikan të Bejrutit, anëtarëve të tjerë të familjes atë ditë në gusht të vitit 1983.

Disa muaj më vonë, Malcolm Kerr u qëllua dy herë me armë prapa kokës jashtë selisë së tij të universitetit.

Steve Kerr ishte 18-vjeçar atëbotë, një person i qetë dhe i obsesionuar pas sportit... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...