27 Dhjetor 2016 - 09:16
David Katoatau është një aktivist i ndryshimeve klimatike, ndonëse nuk ngjason i tillë, shkruan The Guardian. Një peshëngritës nga Kiribati, një ishulli që gjendet në Oqeanin Paqësor, Katoatau kurrë nuk ka pasur synim të bëhet ambasador për vendin e tij të vogël. Por, pasi që rritja e nivelit të ujërave rrezikon ekzistencën e Kiribatit, olimpisti e pa të nevojshme të ngrejë vetëdijesimin.
Vallëzimi ka qenë gjithmonë pjesë e rutinave të Katoataus gjatë peshëngritjes, përcjell Koha Ditore. Ai vallëzon kur fiton dhe kur humb.
Katoatau së pari bëri këtë festim të tij pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat e Commonwealthit të vitit 2014 në Glasgow dhe më pas ra në qendër të vëmendjes botërore me vallëzimin e tij në Rio de Janeiro gjatë Lojërave Olimpike. Por prapa atij vallëzimi festues është një mesazh serioz. Vendi i Katoataus është i rrezikuar nga ngrohja globale.
"Unë dua të shoh një të ardhme për Kiribatin dhe rininë atje. Nuk dua që vendi im të zhduket", ka thënë ai.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...