Nuhiu shpreson të debutojë me Kosovën në mars

27 Dhjetor 2016 - 09:02      

Sulmuesi shtatlartë i skuadrës angleze Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu, shpreson të debutojë në muajin mars me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Nuhiu ka thënë se për të mirën e tij dhe të Kosovës është që leja prej FIFA-s të vijë sa më shpejt. Ish-reprezentuesi i ekipit Shpresa të Austrisë është duke pritur lejen nga FIFA për të ndërruar përfaqësuesen.

"Kosova ka bërë një numër të madh të lojtarëve dhe nuk e di se si janë planet e trajnerit. Por shpresoj që së pari të vijë leja për mua në fillim të vitit të ardhshëm. Por se a ndodh apo nuk ndodh, këtë nuk mund ta them. Nuk varet më asgjë prej meje. Unë kam shprehur gatishmërinë t'i bashkohem Kosovës. Sa më shpejt që vjen leja, aq më mirë si për mua ashtu edhe për Kosovën. Pritja nuk është në favorin e askujt. Unë shpresoj të paraqitem në mars me Kosovën", ka thënë Nuhiu për gazetën Koha Ditore.

Kosova në muajin mars do ta zhvillojë ndeshjen e pestë eliminatore për kampionatin botëror "Rusia 2018"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...