27 Dhjetor 2016 - 08:40
Kështu kanë bërë të ditur të hënën për gazetën burime të afërta me futbollistin. Por, gjasat që Xhaka të transferohet në ndonjë skuadër gjatë muajit janar janë të vogla, përcjell Koha Ditore.
"Borussia Dortmund, Schalke dhe Valencia i kanë shprehur Baselit interesimin për Taulant Xhakën. Por, Baseli për ta liruar Taulantin ka kërkuar 15 milionë euro. Interesim ka shprehur edhe Borussia Moenchengladbach që e sheh si zëvendësues të vëllait të vogël Granit Xhaka. Por, asgjë nuk ka konkrete. Presim oferta më konkrete edhe pse gjasat që të lëvizë gjatë janarit janë shumë të vogla. Taulanti po tregon vlera të mëdha në Basel. Po tregon paraqitje të mira", ka thënë një i afërt i futbollistit.
Xhaka 25-vjeçar para gjashtë muajsh vazhdoi kontratën deri në verën e vitit 2021 me skuadrën zvicerane. Ai është pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares shqiptare.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...