Berisha, zbulimi i edicionit në Itali

27 Dhjetor 2016 - 10:01      

Portieri kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është vlerësuar si zbulimi i këtij edicioni në kampionatin italian, Serie A.

Berisha 27-vjeçar me skuadrën e Atalantas ka pasur paraqitje të mira gjatë pjesës së parë të edicionit 2016-2017, përcjell Koha Ditore. Në 11 ndeshje sa ishte titullar tek Atalanta, ku u huazua nga skuadra tjetër italiane, Lazio, ka fituar shtatë ndeshje, ka barazuar një herë dhe ka pësuar dy disfata.

Ai në dhjetë ndeshje ka pranuar vetëm shtatë gola dhe ka arritur të shpëtojë pesë herë portën e Atalantës kur ishte një kundër një me kundërshtarët. Ish-portieri i 2 Korrikut të Prishtinës, në pesë ndeshjet e fundit i ka munguar Atalantës për shkak të lëndimit.

"Etrit Berisha nuk e pati kurrë mundësinë të tregojë vlerat e tij te Lazio, por është kthyer në vlerë të madhe tek Atalanta. Ai ka zënë një vend interesant në formacionin e befasive të këtij edicioni në Itali. Prapa tij ka lënë shumë portierë të skuadrave të ndryshme në Itali", shkruan "La Gazzetta dello Sport".

Berisha 27-vjeçar me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2017. Por, gjasat për ta vazhduar karrierën te Lazio janë të vogla. Te Lazio, ish-portieri i përfaqësueses së Kosovës u transferua në shtator të vitit 2013 nga skuadra suedeze, Kalmar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...