Foto: Koha / ilustrim

Stabilizimi me lojtarë të huaj, mision i pamundur

27 Dhjetor 2016 - 08:26      

Klubet kosovare të basketbollit vazhdojnë të përballen me telashe për t'u stabilizuar me lojtarë të huaj. Ka fare pak raste kur një lojtar i huaj ka qëndruar me shumë se një edicion në klubet kosovare.

Por edhe qëndrimi gjatë një edicioni të plotë po bëhet i rrallë dhe vështirë i realizueshëm, shkruan sot Koha Ditore. Ka plot raste kur klubet angazhojnë lojtarë të huaj, kryesisht amerikanë, dhe i lirojnë ata pas një kohe, pasi kontributi që japin nuk është në përputhje me pritshmëritë.

Ana tjetër e medaljes është që lojtarët që dëshmohen në parket, gjithnjë e më shumë po refuzojnë të qëndrojnë gjatë në klubet kosovare.

Kjo ndodh, para së gjithash, për shkak të vonesës së pagave, por po ashtu edhe për shkak se lojtarët marrin oferta më të mira nga klube të tjera evropiane, ndërsa ka raste që bëhet fjalë për lojtarë që për çdo edicion ndërrojnë nga dy-tri ekipe.

I fundit që është larguar pa leje të klubit për të cilin luante, është amerikani i Bashkimit, Eric Palm. Fundori me klubin prizrenas kishte nënshkruar kontratë më 30 tetor, pasi luajti disa ndeshje në Sllovaki. Më 23 dhjetor firmosi me Bakken Bears në Danimarkë. Palm megjithatë nuk është regjistruar ende në klubin e ri, pasi Bashkimi nuk ia ka lëshuar fletëlëshimin... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...