26 Dhjetor 2016 - 23:37
Me Finlandën ai zuri vendin e tetë në Kampionatin Evropian që u mbajt së fundmi në Turqi, duke realizuar suksesin më të madh me këtë kombëtare. Ai u dallua si koshashënuesi më i mirë i ekipit.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se në vitin e ardhshëm pritet të bëjë ndryshime të mëdha në karrierë. Duke nisur nga ekipi senior i Finlandës e deri te interesimi i shumë kolegjeve në Amerikë, që është rrugë të cilën e ndjekin edhe yjet e NBA.
“Është ëndërr që prej fëmijërisë kam punuar për këtë dhe besoj se jam gati. Të presim e të shohim”, ka thënë ai për ofertat që i kanë ardhur.
Sa i përket Kosovës ai thotë se deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt, por edhe nëse i vjen një i tullë do ta ketë të vështirë të zgjedhë.
“E kam përcjellë Kosovën, por fillimi është më i vështirë. Duhet durim. Për të luajtur për Kosovën është ëndërr, por deri tani s’ka pasur kontakt as me mua as me babanë. Nëse vjen ajo nuk e di si do të veproj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...