Xhaka pati pasime gati sa i gjithë ekipi i WBA-së

26 Dhjetor 2016 - 23:34      

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka nisur të dëshmojë veten në mesfushën e klubit të ri.

Xhaka, që u transferua sivjet nga Borussia Monchengladbachu po shndërrohet në mesfushorin kryesor të klubit me disa paraqitje brilante në ndeshjet e fundit.

Ai ishte ndër më të dalluarit edhe në fitoren e sotme të “Topçinjve” 1 me 0 ndaj West Bromwich Albionit.

Xhaka pati 134 pasime të kompletuara në gjithë ndeshjen, gati sa i gjithë ekipi kundërshtar që pati 166.

Saktësia e pasimeve të tij ishte 95 për qind, ndërsa vrapoi 11.8 kilometra.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...