Liga më e vogël në futboll

26 Dhjetor 2016 - 11:44      

Ka mbetur rreth një orë deri në fillim të ndeshjes, dhe ende ka shumë punë për të bërë. Kur lojtarët fillojnë të vijnë, duken të lodhur dhe pa gjumë, shkruan NYT.

Një natë më herët ishte dashur të qëndronin deri vonë, përcjell Koha Ditore. Hugh Town, fshati me rreth një mijë banorë që shërben si kryeqendër e St. Mary's, ujdhesën më të madhe të ujdhesave të Scillyt, është një vend mjaft i frekuentuar në verë, me popullatën dukshëm të rritur me turistë, në arqipelagun në cepin jugperëndimor të Anglisë, rreth 50 kilometra në Oqeanin Atlantik.

Në dimër është zakonisht vend i fjetur, por ishte përjashtim një natë më parë. Ishte plot me aktivitete: tri festa për Krishtlindje, dhe po ashtu darkë në një martesë. Këndimet në kareoke ishin aktive deri në tre të mëngjesit. Këtë mëngjes, gjithë ujdhesa duket se po ndihej pak e lodhur.

Por lojtarët nuk janë fort të shpërqendruar nga këto ndenja. Të dielën në mëngjes futbolli këtu është një lloj rituali sportiv apo social... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...