Futbolli ndihmoi Gradelin të ikë nga fëmijëria e vështirë

26 Dhjetor 2016 - 09:38      

Në një kohë të karakterizuar me pagesa të çmendura dhe me dëmshpërblime të çmendura, motivimi i futbollistëve të nivelit elitar shpesh vihet në diskutim. A mund vërtet të luash për dashurinë, për lojën, kur paga jote javore është më e madhe sesa paga vjetore e atyre që vijnë të shohin?

Por Max Gradel ende mban në mend shumë mirë tërheqjen emocionale që pati për lojën e futbollit, dhe sakrificat që bëri për të realizuar ëndrrën e tij, shkruan Daily Mail, përcjell Koha Ditore.

I lindur në Abidjan, kryeqendrën e Bregut të Fildishtë, sulmuesi anësor i Bournemouthit nuk e kishte të shkruar të luante futboll - kishte prioritete të tjera - por, ai kurrë nuk la që kjo ta ndalte.

"Kur isha i ri babai nuk më linte të luaja", shpjegon Gradel. "Ai më thoshte të shkoja në shkollë. Unë merrja lëndime kur luaja futboll në rrugë dhe ai nuk ishte i kënaqur. Nganjëherë më rrihte, por unë nuk mund të ndalesha. Duhej të luaja futboll, edhe pse e dija se ai do të më rrihte kur të shkoja në shtëpi. Unë vazhdoja të luaja. Unë e kuptoj se çfarë mendonte ai, por unë do të vdisja për futboll, kështu që edhe pse më rrihte unë vazhdoja të luaja. Për mua nuk kishte asgjë tjetër që doja të bëja"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...