Largimi i Mavrajt, humbje për Koelnin

26 Dhjetor 2016 - 10:40      

Trajneri i Koelnit, Peter Stoeger, vlerëson largimin e Mërgim Mavrajt si humbje për ekipin, por ai është optimist se ekipi i tij mund ta zëvendësojë reprezentuesin e Shqipërisë.

Mavraj 30-vjeçar po pritet të transferohet te Hamburgu në janar, transmeton Koha Ditore.

"Keni parë se çfarë lojtarësh kemi arritur të zëvendësojmë këtë stinor dhe kemi shpresën se mund të zëvendësojmë edhe Mavrajn", ka thënë Stoeger për "Express", duke aluduar në problemet me lëndime të skuadrës në muajt e fundit.

Ndërkohë partneri i Mavrajt në mbrojtje, Dominic Maroh, ka treguar se si Mavraj nuk ka folur shumë për një transferim.

"Ne e kemi marrë vesh nga burime të tjera, pasi Mërgimi nuk ka folur shumë për këtë. Ai në vitin e tretë në klub është stabilizuar. Viti i kaluar ka ecur mirë për të. Tash ka marrë vendim për t'u larguar. Unë i uroj të gjitha të mirat dhe ne do të mundohemi ta zëvendësojë këtë mungesë", ka thënë Maroh.

Mavraj këtë stinor ka luajtur në 16 ndeshje në Bundesligë për Koelnin. Koelni ka mbyllur pjesën e parë të stinorit në pozitën e shtatë. Hamburgu ndërkohë është duke luftuar për mbijetesë në elitën gjermane. Zë vendin e 16-të pas 16 xhirove me 13 pikë. Kjo pozitë dërgon në plejaut.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...