Foto: Koha / ilustrim

Kosova synon fitoren e parë ndaj kundërshtarit të panjohur

26 Dhjetor 2016 - 09:07      

Taip Ramadani nuk e di forcën e vërtetë të përfaqësueses që të përzgjedhurit e tij do ta kenë përballë. Ramadani po ashtu nuk mund të llogarisë në disa lojtarë të rëndësishëm.

Por këto nuk e pengojnë përzgjedhësin e Kosovës në hendboll që për ndeshjen me Estoninë të synojë fitore, shkruan Koha Ditore. Do të ishte kjo fitorja e parë e përfaqësueses së Kosovës në hendboll në kualifikime për kampionate botërore apo evropiane.

Kosova më 4 janar në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë nga ora 19:30 përballet me Estoninë, në fazën e parë kualifikuese për Evropianin e vitit 2020. Përzgjedhësi Ramadani, të dielën, ka publikuar listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjen e 4 janarit dhe për ndeshjen tjetër me Estoninë, që zhvillohet më 8 janar në qytetin estonez Polva.

Kosova bën pjesë në Grupin B të fazës së parë kualifikuese për evropianin e vitit 2020. Tashmë i ka luajtur dy ndeshje me Turqinë, në fillim të nëntorit. Në Turqi humbi 26:22, ndërsa në Kosovë barazoi 24:24. Ishte ky barazimi i parë, përkatësisht pika e parë e Kosovës në kualifikime.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...