25 Dhjetor 2016 - 23:29
Janë katër alpinistë nga Kosova, që për vitin 2017, kanë vetëm një dëshirë, pushtimin e Mount Everestit, majës më të lartë në botë.
Katër alpinistët e klubit Prishtina janë:
Ekspedita pritet të marrë rrugën për në Nepal në fund të muajit mars të vitit 2017, kurse kthimin në Kosovë pritet ta bëjë në muajin qershor. Do të qëndrojnë atje për më shumë se dy muaj, saktësisht 67 ditë. Gjatë dy muajve do të bëhen përgatitjet në Mount Everest para se të tentohet “sulmi” siç e quajnë alpinistët në ditët e tjera të mbetura, raporton Sporti në KTV.
Kjo ekspeditë do të jetë e para që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës që është i vetmi në Evropë që nuk e ka pushtuar Mount Everestin.
Everesti është maja më e lartë në botë, por edhe shumë komplekse, pasi rrugës për t’u ngjitur, kanë humbur jetën shumë alpinistë.
Klubi alpin Prishtina, për t’u përgatitur sa më mirë, në këto tri vjetët e fundit ka pushtuar majat e tjera të njohura, në Kosovë, rajon, Evropë dhe Afrikë.
Kosovarët kanë pushtuar majën më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo me lartësi mbidetare prej 5895 metra.
Më pas ekipi ka pushtuar edhe dy majat më të larta të Evropës, Mont Blanc 4808 metra, si dhe majën e Matterhornit në Alpe 4478 metra lartësi mbidetare.
Të gjitha këto aventura, klubit alpin i kanë shërbyer për t’u përgatitur për ngjitjen më të rëndësishme të jetës së tyre, ngjitjen në Mount Everest, të lartë 8,848 metra.
Për të realizuar ëndrrën e alpinistëve kosovarë, ngjitjen drejt Everestit, që do të ishte hera e parë për Kosovën, ata kanë nevojë për ndihmë financiare nga të gjitha institucionet kosovare, por edhe dashamirët e sportit.
Ekspedita e alpinistëve kosovarë do të kushtojë shtrenjtë, rreth 200 mijë euro dhe për këtë arsye klubi alpin Prishtina ka hapur edhe fondin për përkrahje të ekspeditës, “GoFundMe”.
Në mars të vitit 2017, synohet sulmi ndaj Everestit nga alpinistët kosovarë.
Grupi Koha ka mbështetur këtë iniciativë dhe i uron sukses klubi alpin Prishtina, në rrugëtimin më të rëndësishëm të jetës së tyre.
Alpinistët kosovarë gati për misionin jetësor... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...