Marca: “Ronaldo vs Messi” – dueli që kurrë nuk përfundon

25 Dhjetor 2016 - 23:02      

Për një dekadë, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar botën e futbollit, duke fituar Topin e Artë, Ligën e Kampionëve, e shumë trofe të rëndësishëm individual e ekipor.

Në vazhdimësi ata kanë zgjuar debat në mesin e fansave se cili është më i miri, dhe rëndësinë e trofeve që ata kanë fituar, transmeton Koha.net.

Marca sjell karrierën e tyre në statistika, duke treguar se si dueli tyre vërtetë asnjëherë nuk përfundon.

Golat në finale

Gjerë më tani që të dy kanë qenë pjesë e 16 finaleve. Në këtë aspekt ylli i Barcelonës dominon bindshëm ndaj portugezit, duke shënuar 13 gola për dallim nga Ronaldoqë ka shënuar 11, ndërsa nëse përfshihen edhe Superkupa e Spanjës atëherë Messi ka shënuar 25 gola, kurse Ronaldo 14.

Golat në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka shënuar suksese po aq sa Barcelona në këto vitet e fundit, me Ronaldon që kishte shënuar rekord golash në sezonin 2013/14, 17 gola. Në sezonin e kaluar ai shënoi 16 gola, për dallim nga Messi që më së shumti gola kishte shënuar në sezonin 2011/12 me gjithsej 14 gola. Kurse sivjet ka shënuar 10 gola gjer më tani. Sa i përket trofeve, Ronaldo e ka fituar tre herë, një me Manchester Unitedin dhe dy me Realin, kurse argjentinasi e ka fituar katër herë, që të gjitha me Barcelonën.

Më i miri në garat Evropiane

Në histori të garave evropiane, Ronaldo prin me 98 gola me një epërsi të lehtë ndaj Messit, që ka 96, duke lënë prapa Raulin me 71 gola. Nëse i shtohen edhe garat e tjera ndërkombëtare atëherë portugezi vazhdon të prijë me 103 kundrejt 101 të Messit në të gjitha garat. Në total portugezi ka shënuar 504 gola në 689 ndeshje, kurse Messi ka 475 në 551 ndeshje të zhvilluara.

Hetrikat

Në këtë aspekt Ronaldo është më i suksesshëm me 45 tregolësha për dallim nga Messi që ka 41. Në Ligën e Kampionëve Messi ka shtatë, kurse portugezi pesë. Megjithatë Ronaldo është më i suksesshëm me hetrika brenda një sezoni, me tre në 2011/12, kurse Messi ka arritur vetëm dy hetrika më së shumti brenda një sezoni.

Topi i Artë

Asnjë lojtar tjetër nuk e ka fituar çmimin e “Lojtarit të Vitit” përveç këtyre dyve që nga viti 2007 kur fitues ishte Kaka, pra nëntë vjet rresht që nga atëherë. Portugezi e ka fituar “Topin e Artë” katër herë, kurse Messi e ka fituar pesë herë.

Forma më e lartë sezonale

Plot 73 gola kishte arritur të shënonte ylli i Barcelonës në sezonin 2011/12, në krahasim me sezonin më të mirë të Ronaldos që e kishte arritur tre vjet më vonë, me gjithsej 61 gola. Kjo ishte pjesë e gjashtë sezoneve radhazi kur ai kishte shënuar më tepër se 50 gola për “Los Blancos”, me Messin që ka arritur shtatë sezone radhazi të tejkalojë më shumë se 40 gola. Të dy kanë arritur të shënojnë në 12 ndeshje radhazi.


 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...