25 Dhjetor 2016 - 21:27
The Sun sjell disa talentët më premtues që pritet të shkëlqejnë në vitin 2017, transmeton Koha.net.
Kasper Dolberg, 19, Ajax - qendër sulmues
Ajaxi është një nga klubet më të njohura për prodhimin e futbollistë të nivelit botëror, dhe Dolberg po cilësohet ylli i ardhshëm.
Ai deri më tani ka shënuar tetë gola në 16 paraqitje, dhe tashmë ka marr vëmendjen e Manchester Cityt.

Josh Sims, 19, Southampton – anësor
19 vjeçari bëri debutimin e plotë në fitoren prej 1-0 ndaj Evertonit në nëntor dhe para fansave vendas shfaqi pak nga talenti i tij. Sims i ka të gjitha cilësitë që i duhen në futbollit të madh sipas Claude Puel.
Ai është një lojtar që punon, i ashpër me ndërhyrjet e tij, i pëlqen të përdorë ritmin e tij ndaj mbrojtësve anësorë, dhe i pëlqen të bëjë krosime brenda zonës së kundërshtarit. Ai gjithashtu përdor të dy këmbët, përderisa nuk është i gjatë, ai ka fuqi dhe është i gatshëm që të luftojë. Është e lehtë të shohësh se pse ai vlerësohet aq lartë.

Alban Lafont, 17, Toulouse, portier
Kur shikoni për portierin që pritet të jetë sensacion, shumica do të flasin për për italianin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Megjithatë, ekipi francez Toulouse ka Alban Lafonten, i cili po vlerësohet si e ardhmja e Francës. Ai mbajti portën e paprekur në përballje me Nice si 16 vjeçar, dhe që nga atëherë ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit.

Thiago Maia, 19, Santos, mesfushor qendror
Përkundër që ende luan për Santosin, Maia cilësohet si Thiago Motta në fronin e mesfushës defansive.
Ai është i lidhur me një kalim në Liverpool, Chelsea, dhe PSG, ndërsa kishte fituar medalje Olimpike me Brazilin.
Ai është një lexues i shkëlqyer i lojës, ndërsa ka shpejtësi shumë të mirë, ndërsa shquhet edhe për rikuperimin e rasteve. Kur është në posedim ai ka aftësinë që të avancojë dhe ndihmojë në sulm.

Kylian Mbappe, 18, Monaco, anësor dhe qendër sulmues
Ai u paraqit në skenë në sezonin e kaluar, duke thyer rekordin e Thierry Henryt si golashënuesi më i ri te Monaco.
Mbappe është një nga golashënuesit më të mirë të rinj në Evropë.
I fuqishëm dhe i shpejtë me topin në këmbët e tij, 18 vjeçari ka aftësi të shkëlqyera të kalojë edhe mbrojtësit në krahë, dhe është shumë klinik brenda zonës së rreptësisë.
Në vetëm pesë paraqitje në këtë sezon ai ka shënuar tre herë ndërsa ka bërë katër asistime.
I aftë të shënojë me të dyja këmbët dhe me kokë, ai ka potencialin të tejkalojë arritshmëritë fantastike të Henryt.

Manuel Locatelli, 18, AC Milan, mesfushor qendror
Me Manuel Locatellin Milani shpreson që të ndërtojë një ekip që do të korrë suksese. Mesfushori defansiv, i cili mendon shpejt është bërë mburojë e mbrojtjes së Vincenzo Montellas.
Sergio Busquetsi i Milanit, ai çon përpara lojën, ai bën pasime të bukura përpara, ai për mrekulli e kontrollon mesfushën, por që nuk frikohet që të shkojë edhe në sulm. Ai shënoi golat e fitores ndaj Sassuolos dhe Juventusin, që ishin dy eurogola.
Ai duket se është mesfushorë për ndeshje të mëdha, dhe jo vetëm për të ardhmen, por qysh tani.

Goncalo Guedes, 20, Benfica, anësor dhe sulmues
Duhet të jetë tmerri i mbrojtësve: një sulmues që mund të driblojë me një ritëm të lartë, të krosojë me të dy këmbët dhe të ketë goditje të mira nga distanca. Si do t’i ndalni këto?
Kjo është pyetja që shumë klube në Portugali i bëjnë vetes kur përballen me talentin e benficas, Goncalo Guedes.
Prodhim i akademisë, 20 vjeçari tani ka mbi 60 paraqitje për ekipin e parë dhe mori vëmendjen me dy golat e tij në këtë sezon në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve.
Ai ka një përqendrim të shkëlqyer dhe i kupton shumë mirë bashkëlojtarët e tij, dhe duket se gjithmonë është një hap para të tjerëve me veprimet e tij.

© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...