Balaj top golashënuesi, Roshi “Goli i Vitit” te Terek Grozny [video]

25 Dhjetor 2016 - 19:16      

Në verë Bekim Balaj dhe Odise Roshi u blenë me bujë të madhe nga Terek Grozny dhe të dy futbollistët deri tani e kanë justifikuar plotësisht afrimin e tyre te ekipi rus duke qenë lojtarë shumë vendimtarë për skuadrën e tyre.

Nëse Bekim Balaj është shënuesi më i mirë i skuadrës me 8 gola, dhe i dyti në Premier Ligën ruse duke mos shënuar asnjë me penallti, goli i Odise Roshit në ndeshjen kundër Rubin Kazanin është vlerësuar si goli më i bukur i skuadrës së tij në pjesën e parë të sezonit, transmeton Supersport.

Roshi “bombardon” portën e Rubin Kazanit [video]

Roshi gjithashtu ka qenë dhe furnizues i rregullt i Bekimit, që është kryegolashënues i ekipit dhe madje ka shënuar në të gjitha mënyrat e mundshme. Katër golat e tij të parë ishin me goditje me kokë.

Ndërkohë që pati dhe gol të shënuar duke ushtruar presion ndaj portierit, ashtu si dhe shtyrja të thjeshta për në portë, pa harruar dhe gol me goditje në hyrje të zonës, pra me pak fjalë një tablo e plotë për një sulmues, që shënon në të gjitha mënyrat e mundshme, pikërisht ajo që duhet të bëjë çdo sulmues.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...