Besnik Hasi drejt rikthimit në Belgjikë

25 Dhjetor 2016 - 18:59      

Besnik Hasi drejt rikthimit në Jupiler League belge. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Racing Genk.

Sipas mediave belge, ecuria larg pritshmërive e skuadrës, që për momentin renditet në vendin e 9-të në kampionat dhe është jashtë raundit final, ku do të vendoset titulli kampion, ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë shkarkimin e teknikut Peter Maes.

Ditët e drejtuesit të stolit janë të numëruara dhe në “Luminus Arena” duket se kanë përzgjedhur edhe pasardhësin. Bëhet fjalë pikërisht për Besnik Hasin, që aktualisht është i lirë, pas largimit nga Legia e Varshavës në mesin e muajit shtator.

Nëse emërohet, detyrat e gjakovarit për pjesën e mbetur të sezonit janë të qarta. Fillimisht 44-vjeçari Hasi duhet t’i japë më tepër hapësira lojtarëve të rinj të akademisë së Genkut, transmeton Supersport.

Me 10 ndeshje të mbetura deri në mbylljen e sezonit të rregullt dhe faktin që në klub ka pak optimizëm për të rikuperuar diferencën prej 9 pikësh nga vendi i gjashtë, i cili është pozicioni i fundit që lejon pjesëmarrjen në raundin ku përcaktohet fituesi i titullit, drejtuesit kërkojnë që Hasi të përqendrohet në Kupën e Belgjikës dhe në Europa League.

Pikërisht kjo është arsyeja përse Genku pritet t’i besohet Hasit. Shqiptari është një trajner që i motivon lojtarët dhe mjaft pragmatist kur bëhet fjalë për të fituar trofe.

Kjo ndodhi në sezonin e tij të parë te Anderlechti, kur ekipi nuk kishte thuajse asnjë shans për titullin, por Besnik Hasi bëri mrekullinë. Gjithashtu, me eksperiencën e jashtëzakonshme si lojtar dhe trajner, gjakovari cilësohet si njeriu ideal për ta udhëhequr Genkun drejt kualifikimit në 1/16-at e Europa League, ku si kundërshtarë do të jenë rumunët e Astra Ploiesti.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...