25 Dhjetor 2016 - 17:26
Liverpooli mban vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë prapa Chelseat, dhe Klopp thotë se ekipi i Antonio Contes është me plot meritë në krye të Premier Ligës, transmeton Koha.net.
“Nuk sistem perfekt në botën e futbollit, por kur vazhdoni kështu atëherë ata meritojnë të jenë kampionë, askush nuk do të dyshonte në këtë. Jam shumë i sigurt se deri më tani Chelsea ndoshta është ekipi më me fat sa i përket lëndimeve. Ne humbëm Coutinhon, Sturridge e Ingsin në çaste të vështira, kur do të mund t’i përdornim me të vërtetë shumë. Nëse do të lëndohej Hazard dhe Costa te Chelsea, atëherë do të ishte e njëjta”, është shprehur Klopp Sky Sports News.
Ai në prag të ndeshjes kundër Stoke Cityt ka thënë se Liverpooli duhet të harrojë të kaluarën dhe duhet të fokusohet në fitimin e titujve duke filluar nga ky sezon.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...