25 Dhjetor 2016 - 16:17
“Përzgjedhësi Taip Ramadani sot bëri publike emëroren e ngushtë me lojtarët të cilët iu kanë përgjigjur ftesës pozitivisht, edhe pse në listën e dërguar EHF-it ishin 28 hendbollistë, që përzgjedhësi llogariste fillimisht, mirëpo disa prej tyre nuk ju përgjigjen ftesës për shkak të obligimeve në vendin e punës, disa për shkak të lëndimeve apo shkaqeve tjera personale”, bën të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës.
Në grumbullimin, i cili fillon nesër në Gjakovë në ora 12:00, janë të ftuar këta lojtarë:

“Në Gjakovë do të stërvitët dy herë në ditë në palestrën ‘Shani Nushi’, dhe më shumë do të punohet në përgatitjen e ndeshjes kundër Estonisë, me ç‘rast do të punohet më shumë taktikisht , edhe përkundër asaj se mungesat e theksuara të disa lojtarëve e kanë vënë para një sfide përzgjedhësin, i cili mungesat e theksuara do t’i mbulon me lojtarët e ftuar në pozicionet vakante Korab Syla, Drilon Haxhimusa, Sali Maxhera dhe Fatlum Ahmeti, ky i fundit nga Suedia, thotë FHK.
Përzgjedhësit në punë do t’i ndihmojnë bashkëpunëtorët: kryetrajneri Verim Zherka, trajneri i forcës fizike Enver Tahiraj dhe ai i portierëve Veton Hajrizi.
Dihet se ndeshja sipas orarit ka qenë dashur te zhvillohet në Prishtinë, mirëpo pasi palestra në Prishtinë është duke u rinovuar, krerët e FHK-së morën vendim që takimi të zhvillohet në Gjakovë, për shkak të kushteve optimale që ofron palestra ‘Shani Nushi’ por edhe kapacitetet hoteliere në këtë qytet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...