Edhe një shqiptar në Serie A

25 Dhjetor 2016 - 11:09      

Një tjetër futbollist i ri shqiptar mund të bëhet shumë shpejt pjesë e klubeve të Serisë A, të cilat kanë shfaqur interes konkret për të.

Bëhet fjalë për Emanuele Ndojin, i cili po luan rregullisht me Breshian në Serinë B dhe po ndiqet me interes nga klube të njohura, shkruan PanoramaSport.

Konfirmimi ka ardhur nga administratori i përgjithshëm i këtij klubit, Rinaldo Sgramol.

“Interesimi i Xhenoas për Morosinin është i ditur, por mund të them të njëjtën gjë për Bizolin, për të cilin interesohen shumë klube të tjera në A, ashtu si edhe për Ndojin. Shpresoj që të gjithë të qëndrojnë deri në fund të sezonit këtu, edhe nëse arrijmë t’i shesim në janar, por nuk mund të garantoj asgjë”, deklaroi ai për mediat italiane.

Vetë futbollisti ka thënë se për momentin është i lumtur që luan me ekipin e parë rregullisht.

“Të kalosh nga të rinjtë te ekipi i parë nuk është asnjëherë e lehtë, kohët dhe ritmet e lojës janë shumë të ndryshme, por ndjehem i kënaqur pasi kam luajtur mjaftueshëm deri tani. Shpresoj që në vitin e ri të gjej edhe më shumë hapësira pasi kur hyj në fushë dua të përmirësohem gjithmonë. Merkato? Kënaqesh kur dëgjon gjëra të tilla, por nuk di asgjë për merkaton. Unë mendoj vetëm për të bërë sa më mirë me fanellën e Breshias”, tha Ndoj për mediat italiane.

Ndoj u transferua në verën e vitit 2016 nga akademia e Romës te Breshia, pasi klubi në fjalë pagoi 1,2 milionë euro për kartonin e mesfushorit të talentuar i cili në të kaluarën ka luajtur me kombëtaret U¬17 dhe U¬19 të Shqipërisë. Futbollisti po monitorohet aktualisht jo vetëm nga stafi i U¬21, por edhe nga trajneri De Biazi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...