UEFA ndryshon orarin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

24 Dhjetor 2016 - 23:43      

UEFA ka ndryshuar kohën e zhvillimit të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, shkruan The Sun.

Që nga sezoni 2018/19 dy ndeshje do të zhvillohen nga ora 19:00, kurse gjashtë të tjera nga ora 21:00, transmeton Koha.net.

UEFA thotë se ky ndryshim është bërë në mënyrë që fansave t’iu mundësohet që të shikojnë më tepër ndeshje.

Një format i ngjashëm përdoret tani në Europa Ligë, në të cilën disa ndeshje zhvillohen në ora 19:00 dhe disa nga ora 21:00.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s gjithashtu ka bërë të ditur planet për t’iu dhënë bonuse fituesve të më hershëm të Ligës së Kampionëve për koeficienteve përmes së cilëve do të ketë shorte më të përshtatshme për ta.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë gjigantët si Milan, dhe Inter, por kjo shkon në dëm të ekipeve si Manchester City e Leicesteri.

Është konfirmuar gjithashtu se finalja e Ligës së Kampionëve më 2018 do të mbahet në Kiev, kurse ajo e Europa Ligës do të mbahet në Lyon.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...