“Sadiku dëshiron rikthimin te Lugano”

24 Dhjetor 2016 - 20:39      

Jo vetëm Paolo Tramezzani, pas tij pjesë e Luganos mund të bëhet edhe Armando Sadiku.

Sulmuesi 25-vjecar i cili ka një raport të shkëlqyer me ish-ndihmësin e Gianni De Biasit te kombëtarja shqiptare mund t’i bashkohet pikërisht Tramezzanit në aventurën e tij të re në Superligën zvicerane.

Pak ditë më parë Tramezzani mori drejtimin e klubit të Luganos dhe tashmë ai dëshiron të marrë me vetë në skuadrën e re edhe Armando Sadikun me të cilin ka punuar për vite me radhë te kombëtarja kuqezi.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit zviceran, Angelo Renzetti i cili ka bërë të ditur edhe dëshirën e Sadikut për t’u rikthyer te skuadra ku u bë i njohur në futbollin helvet duke shpërthyer përfundimisht pas asaj aventure pozitive te Locarno.

Sulmuesi nga Elbasani është aktivizuar për një sezon e gjysmë te Lugano nga vera e vitit 2012 deri në dhjetor të 2013-tës duke lënë shenjën e tij te kjo skuadër dhe duke fituar zemrat e tifozëve. Me Luganon, Sadiku zhvilloi në total 47 takime duke shënuar plot 29 gola. Megjithatë edhe pse Paolo Tramezzani e dëshiron me çdo kusht ndërsa edhe Sadiku e shikon me sy të mirë një rikthim të mundshëm të tijin te Lugano gjithçka mbetet në dorë të klubit të Zyrihut, transmeton Supersport.

Do të jetë Ancillo Canepa, presidenti aktual i skuadrës, ai që do të vendosë për të ardhmen e Sadikut.

Angelo Renzetti presidenti i Luganos në intervistën e tij theksoi se te ekipi i tij do ta prisnin krahëhapur bomberin shqiptar, por në të në të njëjtën kohë ai shtoi se pavarësisht dëshirës së lojtarit, gjithçka do të varet nga strategjia e Zyrihut.

“Duhet parë nëse ata do të kenë nevojë për Sadikun pasi për momentin kryesojnë bindshëm Challenge League dhe e kanë të sigurt ngjitjen në Superligë. Nëse duan ta vendosin në vitrinë lojtarin në mënyrë që atij t’i rritet vlera në merkato ne jemi gati ta marrim në formë huazimi për 6 muajt e ardhshëm”, deklaroi Angelo Renzetti.

Aktualisht Lugano pozicionohet në vendin e 8-të të Superligës zvicerane në kuotën e 18 pikëve dhe kjo skuadër ka vërtetë nevojë për një golashënues të lindur si Sadiku në mënyrë që të mos ta vendosë në diskutimin qëndrimin mes të mirave të futbollit helvet.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...