24 Dhjetor 2016 - 20:31
“Nuk kam asnjë dyshim se ndodhem në klubin më të mirë në botë, me futbollistët më të mirë. Kjo është familja ime dhe po dëfrehem shumë në punën time. Gjithsesi më duhet ta pranoj se ky profesion është shumë i vështirë dhe me shumë presion”, ka thënë Enrique, transmeton Supersport.
46-vjecari i pyetur për vazhdimësinë në klubin katalanas la të kuptohet se e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me ngjyrat blaugrana.
“Ka ende kohë për të folur për të ardhmen time. Ndjej mbështetjen e klubit dhe po planifikojmë të ardhmen e afërt, duke u fokusuar tek e tashmja. E di që nëse nuk do të jem këtu, nuk do të jem në asnjë vend tjetër”, ka shtuar ai.
Gjatë intervistës dha opinionin e tij për sfidat që e presin Barcelonën në 2017-ën.
“Në La Liga jemi në disavantazh me kryesuesit, por objektivi ynë është i qartë, duhet të ngushtojmë diferencën e më pas të tentojmë titullin. Besoj se do të jemi të aftë ta kthejmë situatën në favorin tonë”, thotë Enrique.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...