Berisha në 11-shen më të mirë në Australi sipas The Daily Telegraph

24 Dhjetor 2016 - 18:03      

The Daily Telegraph ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë në elitën e futbollit Australian deri më tani në këtë sezon, dhe pjesë e saj është edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha.

Berisha ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke ndihmuar ekipin e tij, Melbourne Victory me nëntë gola, ndërsa udhëheq listën e golashënuesve.

“Ndonëse nuk është aq klinik sa do të dëshironte ndonëjherë, Berisha ka treguar se është më i rrezikshëm se kurrë. Sulmuesi i Victoryt ka bërë disa performanca të jashtëzakonshme, përfshirë hetrikun perfekt ndaj Wanderers, duke udhëhequr garën për Këpucën e Artë me nëntë gola (dy nga penaltia). Një nga sulmuesit më punëtorë në ligë, forma e Berishës e ka sjell ekipin në një pozicion të shkëlqyer para Krishtlindjeve. Berisha, që është përshtatur shumë mirë me Rojas, gjithashtu ka krijuar 15 raste, ndërsa dy herë ka asistuar dhe ka nxjerr dy penalti”, shkruan në përshkrimin për sulmuesin prishtinas The Daily Telegraph.

Këta janë lojtarët më të mirë sipas The Daily Telegraph:
Portier: Danny Vukovic

Mbrojtës: Rhyan Grant, Luke DeVere, Michael Jakobsen, Michael Zullo

Mesfushorë qendror: Luke Brattan, Thomas Kristensen

Mesfushorë sulmues: Milos Ninkovic, Marco Rojas

Sulmues: Bruno Fornaroli, Besart Berisha

Rezervistët: Lawrence Thomas (GK), Alex Wilkinson, Josh Brillante, Andrew Nabbout, Roy Krishna.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...