Wenger: Paqartësia e kontratës sime nuk prish planet e Arsenalit

24 Dhjetor 2016 - 15:00      

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se paqartësia rreth të ardhmes së tij nuk do të ndikojë në planet afatgjate të klubit.

Kontrata e tanishme e Wengerit skadon në fund të këtij sezoni dhe raportohet se francezi mund t’i jap fund periudhës 20-vjeçare në klub.

“Gjithmonë kam thënë se do të gjykoj në çfarë pozite do të jem në pranverë dhe atëherë marr vendimin. Gjithashtu edhe klubi është i lirë. Nuk është problemi se unë jam këtu për një kohë të gjatë dhe mund të bëj çfarë të dua. Ne jemi në të njëjtën varkë”, ka thënë Wenger.

“Nuk mendoj se [do të ndikojë në termin afatgjatë]. Ka shumë menaxherë që kanë arritur në fund të kontratave të tyre. Më ka ndodhur edhe mua më parë”.

“Shpesh kam nënshkruar kontratën në mars ose prill. Mendoj se nuk do të jetë problem”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...