24 Dhjetor 2016 - 10:35
"Kosovska Mitrovica", natyrisht, është klub i serbëve të qytetit verior të Kosovës që bënë gara nën ombrellën e Federatës së Volejbollit të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Suksesin, që u vlerësua historik, klubi "Kosovska Mitrovica" e arriti në palestrën në Leposaviq, qytet ky po ashtu në veri të Kosovës që banohet kryesisht nga serbët. Në mungesë të një palestre në pjesën veriore të Mitrovicës, klubi ndeshjet i luan në Leposaviq. Në këtë qytet fitoi me rezultatin 3:1 në sete ndaj Radniçkit të Kragujevcit.
Edhe ndeshja e parë e luajtur në Kragujevc kishte përfunduar 3:1 për vendasit, por ekipi nga territori i Kosovës u kualifikua tutje falë rezultatit më të mirë të përgjithshëm pas dy ndeshjeve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...