Kampionët e “KOHËS” me ambicie të mëdha për vitin 2017

24 Dhjetor 2016 - 09:08      

Nora Gjakova i ka të qarta synimet për vitin 2017. Xhudistja pejane e synon titullin e Evropës dhe ngjitjen në podium në kampionatin botëror, shkruan sot Koha Ditore.

Medalje në ngjarjet më të mëdha të vitit të ardhshëm synon edhe karateisti Herolind Nishevci.

Gjakova e Nishevci kanë tashmë një të përbashkët - janë sportistët më të mirë të vitit 2016 në Kosovë, sipas vlerësimit të Grupit KOHA. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit është mbajtur të enjten në Prishtinë.

Të premten Gjakova e Nishevci kanë folur për planet e synimet për të ardhmen. Fakti se Nora është shpallur sportistja më e mirë e vitit dhe Herolindi sportisti më i mirë i vitit, dëshmon se ata tashmë kanë prekur nivele të larta. Por për vitin tjetër si Nora ashtu edhe Herolindi synojnë të bëjnë hapin e radhës në karrierë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...