
23 Dhjetor 2016 - 22:26
17-vjeçari, mbrëmjen e së premtes, siguroi edhe trofeun e parë me ngjyrat kuqezi, teksa Milani fitoi Superkupën e Italisë ndaj Juventusit, në ndeshjen e zhvilluar në Doha.
120 minutat e lojës u mbyllën në barazim 1-1 dhe një meritë të madhe te Milani që nuk pësuan golin e dytë e pati edhe 17-vjeçari, i cili neutralizoi disa tentativa të bardhezinjve, ku veçohet pritja e goditjes së Khedira-s, e cila më parë edhe ishte devijuar.
Megjithatë, meritat më të mëdha për Gigio-n shkojnë te 11-metërshat, ku arriti të ndalte goditjen e Dybala, e cila më pas rezultoi vendimtare dhe Milani siguroi Superkupën, një trofe që i mungonte prej disa vitesh Milanit.
Pas takimit, 17-vjeçari është shprehur i emocionuar duke thënë: Ende nuk mund ta besoj! Kemi luajtur si të barabartë. E kemi kërkuar fitoren, e dëshironim atë. Erdhi si rezultat i punës dhe përkushtimit tonë. Ja dedikojmë fitoren presidentit Berlusconi, transmeton TCH.
Por te Milani po rritet edhe një tjetër talent. Bëhet fjalë për Manuel Locatelli, 18 vjeçar, i cili së bashku me Donnarumma derdhën lot gëzimi në fundin e takimit.
DONT CRY LOCATELLI!
— AC Milan News Update (@MilanUpdate) December 23, 2016
❤️❤️❤️ pic.twitter.com/thRIFB59di
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...