Busti i Mentaz Allajbegut do të vendoset në Shkup e Prishtinë

23 Dhjetor 2016 - 15:37      

Arben Allajbegu, nipi i trajnerit legjendar, Mentaz Allajbegu, ka zbuluar ekskluzivisht për portalin “Zhurnal” që së shpejti do vendosen dy buste të Mentazit, njëra në Prishtinë e tjetra në Shkup.

“Punimet janë në fazën përfundimtare dhe vetëm ka mbetur disa korrigjime përfundimi final do jetë ne Bronz . Me iniciativen time , nga dashuria, respekti ,obligimi personal ndaj Mentazit dhe Zotit e popullit tone mora iniciative të bëj këto dy Buste. Njeri prej tyre do propozohet te vendoset në Sheshin e ri te Shkupit dhe tjetri ne Prishtine, sipas të gjitha gjasave ne oborrin e Universitetit te Prishtinës. Shpresoj në mirëkuptim, bashkëpunim dhe mbështetjen nga Kryetaret e Komunave përkatëse te Shkupit dhe Prishtinës . Dua te falënderoi publikisht Kryetarin e Federatës se mundjes së Kosovës, Naim Muja qe menjëherë sa mori lajmin nga unë, shfaqi gatishmëri për ndihme, po ashtu të njëjten gatishmëri e shfaqi edhe Kryetari i klubit te mundjes Liria, Betim Vrenezi, i cili i u gëzua lajmit. Me ne fund dua te falënderoj nga Zemra Mikun tim ne mbështetje Morale ndaj meje, Fikri Ameti”, tha Arben Allajbegu për “Zhurnal”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...