23 Dhjetor 2016 - 09:16
Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll ka numër të kufizuar lojtarësh, atmosfera në skuadër nuk është prej më të mirave, stërvitjet ka kohë që nuk po zhvillohen në kushte normale, ndërsa e ardhmja e trajnerit nuk është e qartë.
Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, ndeshja nuk do të luhej në Prishtinë, ndonëse Sigali është vendas, por në Ferizaj. Derbi i javës së 13-të të kampionatit të Kosovës në hendboll luhet të premten (sot, 19:00), shkruan sot Koha Ditore.
Me gjithë vështirësitë që po kalon, Prishtina është lidere në klasifikim me 22 pikë nga 12 ndeshje. 22 pikë i ka edhe Trepça që mban vendin e dytë, por që tashmë ka luajtur edhe ndeshjen e xhiros së 14-të (të fundit për vjeshtë) ndaj Kerasan Prishtinës. Kerasanin, Trepça e mposhti të mërkurën me shifrat 84:51.
Ndeshja do të luhet në Ferizaj për shkak të renovimeve në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku luan si vendase skuadra e kaltër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...