23 Dhjetor 2016 - 08:29
Ajo u mbërthye nga emocionet. Mes fjalive të shkurtra shpesh ndalej e fshinte lotët, teksa fliste për karrierën e saj të ndritur që arriti kulmin me medaljen e artë olimpike të fituar këtë vit në Lojërat Olimpike në Rio. E dëshmi për këtë dhe arritjet e tjera të saj në xhudo është libri nga botimet "KOHA" me titull "Majlinda, kronikë e suksesit të një supersportisteje", me autor gazetarin e "Kohës Ditore", Arsim Maxhera.
Në ceremoninë e Grupit "KOHA" për Sportistin e vitit 2016, ajo foli pak, por libri flet shumë për të.
Grupi "KOHA" ka nderuar xhudisten kampione të Lojërave Olimpike me librin për sukseset e saj, nga fëmijëria deri në Rio, të parin për të.
Majlinda ishte kryefjala e ceremonisë së 19-të të sportistit të vitit nga "KOHA", traditë e nisur më 1997. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...