Shala në miqësoren kundër terrorizmit në Turqi

22 Dhjetor 2016 - 21:01      

Mesfushori i Kasimpasas Herolind Shala ishte në mesin e yjeve të futbollit të Turqisë, që sot luajtën një ndeshje miqësore në Stamboll si shenjë kundër sulmeve terroriste që së fundmi goditën Turqinë.

Ndeshja e organizuar nga Federata e Futbollit të Turqisë, e cila u ndoq nga afër prej presidentit të shtetit Rexhep Tayyip Erdogan, grumbulloi yjet e kësaj lige, me Shalën që përfaqësoi Kosovën.

Të gjitha donacionet nga sponsorët kanë shkuar për familjet e viktimave që humbën jetën në sulmet e fundit.

Dy bomba shpërthyen afër stadiumit të Beshiktashit të shtunën, duke lënë të vdekur 44 persona dhe duke lënduar 155 të tjerë.

Pas takimit Shala është shprehur i lumtur që përfaqësoi Kosovën në ndeshjen miqësore kundër terrorizmit.

“I lumtur që isha pjesë e kësaj ndeshje kundër terrorizmit. Shpresoj që mos të ketë asnjëherë sulme terroriste në këtë botë. Ftesa ime për këtë takim ishte edhe reprezentim i shtetit tim Kosovës. #HS”, ka shkruar futbollisti kosovar në Facebook.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...