22 Dhjetor 2016 - 20:48
Arsim Maxhera, gazetari i Kohës Ditore, i cili ka përcjellë Majlindën që nga hapat e saj të parë në karrierë e deri te sukseset kulmore, ka përmbledhur në një libër të gjitha detajet e karrierës dhe jetës së kampiones.

“Majlinda” iu dha si befasi Kelmendit në ceremoninë e sotme ku “KOHA” zgjodhi më të mirët e vitit 2016 në sport.
Kelmendi sërish ishte supersportistja e vitit sipas grupit “KOHA”, ndërsa çmimin për Sportistin e Vitit e mori karateisti Herolind Nishevci, e atë për Sportisten e Vitit xhudistja Nora Gjakova. Të dy këta ishin të tretët në botë në sportet dhe kategoritë e tyre.
Më të mirët e vitit 2016 në sport, sipas Grupit “KOHA” ishin:
Sportistja më e mirë e re e vitit
Distria Krasniqi (xhudo)
Sportisti më i mirë i ri i vitit
Milot Rashica (futboll)
Sportistja më e mirë e vitit
Nora Gjakova (xhudo)
Sportisti më i mirë i vitit
Herolind Nishevci (karate)
Klubi më i mirë i vitit në konkurrencë të femrave
Drita (volejboll)
Klubi më i mirë i vitit në konkurrencë të meshkujve
Sigal Prishtina (basketboll)
Punëtori më i mirë sportiv i vitit
Fadil Vokrri
Mirënjohje Post-Mortem
Esat Stavileci
Mirënjohje e veçantë
Feniksi (futsall)
Mirënjohje për vepër jetësore
Ferid Zekolli
Mirënjohje speciale për arritje kulmore në sport
Driton Kuka
Çmimi kryesor
Majlinda Kelmendi – për të cilën u botua një libër nga Botimet “KOHA”.
Sportisti i vitit, sipas votimit në internet
Majlinda Kelmendi
Tradita e grupit “KOHA” për të shpallur sportistët më të mirë të vitit ka nisur më 1997.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...