Shala e Hasani pajtohen që sporti të jetë prioritet i qeverisë

22 Dhjetor 2016 - 17:11      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e rizgjedhur të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin diskutuan për planet dhe bashkëpunimin mes MKRS-së dhe KOK-ut me qëllim të ngritjes së sportit në përgjithësi.

Shala e ka uruar Hasanin për rizgjedhje në drejtimin e KOK-ut edhe për një mandat katër vjeçar. Në njoftimin e MKRS-së thuhet se Shala ka ofruar përkrahje të ministrisë që ai drejton për Komitetin Olimpik të Kosovës, me synimin që mbështetja të rritet vit pas viti, por edhe duke e siguruar kryetarin Hasani që KOK-u do të ketë pavarësi të plotë të funksionimit.

Ndërsa, Hasani ka njoftuar Shalën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në KOK, ku u zgjodhën edhe nëntë anëtarë të Bordit Ekzekutiv dhe katër nënkryetarë, në mes të të cilëve edhe ish-ministri Memli Krasniqi.

Gjithashtu, Hasani e njoftoi ministrin edhe për planet dhe përgatitjet për ciklin e ardhshëm olimpik 2017 – 2020, ky synimet janë që të prezantohen edhe më me tepër sukses e cilësi.

Të dy u pajtuan që sporti të jetë edhe më tutje ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me fokus në investimet kapitale në infrastrukturën, masivizimin e sportit, ngritjen e cilësisë dhe nxjerrjen e talenteve të reja.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...