Mavraj lë Kolnin, kalon te Hamburgu?

22 Dhjetor 2016 - 16:32      

Mërgim Mavraj është dëshira e parë e Hamburgut për pjesën e dytë të kampionatit. Qendërmbrojtësi shqiptar është pranë largimit nga Kolni dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Kolnit, Peter Stoger.

E përditshmja gjermane “Bild” raporton se Hamburgu ka arritur marrëveshje me Mavrajn për një kontratë deri më 2019.

“Hanceatët” e shohin Mavrajn të nevojshëm në objektivin e tyre për të shmangur rënien nga elita dhe për 30-vjeçarin janë gati të paguajnë rreth 2 milionë euro.
Mavraj iu bashkua Kolnit para dy vjetësh derisa kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Këtë edicion, Mavraj u paraqit në të gjitha ndeshjet e Kolnit në Bundesligë. 30-vjeçari ka luajtur gjithmonë të 90 minutat dhe është në mesin e tre lojtarëve me më së shumti minuta te skuadra e tij.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...