Juventusi interesohet për Jamesin

22 Dhjetor 2016 - 12:22      

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez raportohet se është cak i Juventusit që ka mohuar mundësinë e transferimit të gjermanit Julian Draxler.

Kolumbiani javën e kaluar bëri të ditur se mund të largohet nga Real Madridi shkaku i paraqitjeve të pakta.

Pakënaqësitë e Jamesit te Reali mund t’i shfrytëzojë Juventusi që dëshiron të përforcohet edhe më shumë për garat evropiane.

“Varet se si veprojmë në tregun e transferimeve”, ka thënë Giuseppe Marotta për La Gazzetta dello Sport kur u pyet për Jamesin.

“Duhet të respektojmë balancin që kemi, por Juventusi dëshiron të pozicionohet në mesin e klubeve më të mira në botë dhe gjithmonë do të jetë objektivi ynë ambicioz”, ka shtuar ai.

“Katër apo pesë vjet më parë, ne nuk ia lejonim vetes që të shpenzonim në lojtarë si Higuaini ose Pjaniq, por tani mund të shpenzojmë”. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...